Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku në dhomat e sigurisë u gjet pa shenja jete, shtetasi I. M., i dyshuar si i vetëvarur, i cili ishte ndaluar mesditën e sotme, Policia e Shtetit informon se:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka dërguar menjëherë në Komisariatin e Policisë Kavajë, një grup inspektimi, të përbërë nga specialistë të Departamentit të Sigurisë Publike dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë.
Veprimet hetimore po kryhen nga një grup i posaçëm hetimor i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Policia e Shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar dhe e interesuar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha i kërkon Avokatit të Popullit të verifikojë me urgjencë rrethanat e vdekjes së të riut në Komisariatin e Kavajës. Berisha publikon mesazhin e një qytetari dërguar atij, ku akuzohet policia për dhunë ndaj viktimës.
POSTIMI I BERISHËS
Vdes brenda komisariatit te Kavajes 28 vjeçari Ilvi Stameta. Qytetari dixhital akuzon policinë për dhunën e ushtruar dhe vdekjen e tij! I bej thirrje Avokatit te Popullit te verifikoje me urgjence rrethanat e vdekjes se dhunshme brenda narkokomisariatit. Denoj me ashpersine me te madhe dhunen policore ndaj te riut qe i moren jeten. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
pershendetje doktorr policia kavajes vret nje djale 28 vjec te lutem doktorr te hetohet kjo ngarje se jan kriminelat e ps qe gjujn e vrasin njerez pafajshem. ilvi stameta emri i te vrarit. Duan ta paraqesin si vetvrasje po si mund te vetëvritet nje djale 28 vjec ne komiseriat mrena nuk mund te vetvritesh mrena komiseriat se ligji nuk lejon as lidhese kepucesh asgje as rryp pantallonash eshte Zydi Tosku me shok që detyron e rreh njerez per me pranu krime me zor