Ditën e sotme, duke punuar për riparimin e ndriçuesve rrugorë në qytet, humbi tragjikisht jetën elektricisti i Bashkisë Shkodër, Shpëtim Dekovi.
Kryebashkiaku Bardh Spahia, ka përcjellë me pikëllim këtë ngjarje tragjike, ndërsa shpreh ngushëllimet edhe për largimin e parakohshëm të elektricistit 54 vjeçar.
“I trishtë lajmi i ndarjes nga jeta parakohe të punonjësit të Bashkisë Shkodër, Shpëtim Dekovi. Na pikëlloi të gjithëve ngjarja e mëngjesit të kësaj të enjte, fjalët janë të tepërta në të tilla situata.
Gjej rastin t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dekovi, miqve dhe kolegëve që punuan nga afër me Shpëtimin. Pushoftë në paqe!”, shkruan Spahia në rrjete sociale.