ELEGJI PËR VËLLA EDUARDIN DHE FALENDERIM PËR MIQTË
Falenderim nga Familja Grishaj
Pas humbjes së parakohshme të dashurit tonë , Eduard Grishaj , falenderojmë nga zemra çdo mik e mike që gjatë këtyrë momenteve të vështira të familjes, na u gjendën pranë me ngushëllime online, telefonata , shkrime dhe opinione për Eduardin.
Falenderojmë gjithashtu me zemër të gjithë ato miq e shokë që sot e përcollën trupin e Eduardit për në banesën e korpëve. Faleminderit Shkodërloce për përcjelljen dinjitoze që i rezervove birit tonë , djalit tënd !
Për Eduardin ,“Pishtar i Demokracisë”, Poliglot , Erudit , Studiues cilësor i shkencave të historisë dhe letërsisë , u takon specialistëve dhe miqve që në të ardhmen t’a gjykojnë punën e tij krijuese.
Me respekt e falenderime për kujdesin e gjithësecilit që mori pjesë në dhimbjen tonë.
Familja Grishaj
***
Nga Alfons Grishaj
Elegji për Eduard Grishaj
Të falem o Perëndi,
Për çdo vendim që merr!
As urrejte e qesëndi
Dhe në më çofsh në ferr.
Më dhe jetë kur s’kishte…
Më dhe shpresë kur s’kisha,
Kur djalli kuq bitiste
Atdhe, Xhami e Kisha .
Por, kjo qe një tjetër ditë,
Një provë Abrahamike,
Një shuarje papritë…
Bash si gjëmë biblike.
Unë mbes , Abdiel i Jot.
Çdo provë që më ke dhënë
Të qofsha falë o Zot !
Do e kaloj këtë gjëmë.
Po! Të gjithë do “vdesim”,
Por vdekja s’ do na marrë,
Veç trupin do e tresim
Nën dhe, n’ errësirën varr.
Atje shkoi trupi jot…
Vëlla , o shok i mirë,
Prej nga na krijoi Zot
Borxh tek dheu i lirë.
Se, shpirti shtegëtar
Fluturon plotë jetë,
Tek lë trupin mëkatar
Të tretet i qetë.
Në parajsë nuk ka orë…
Si n’ ekpseriment’n tokë!
Do mblidhemi t’ përkorë
Të dashur , miq e shokë.
Sërish do qeshim paskaj
Papeshën e egërsis’ alem,
Dhimbjeve që sjellin vaj…
So long ! Vëllau i jem .