Një humbje që dhemb, por që nuk duhet ta bëjë Vllazninë të dorëzohet. Kjo është sinteza e fjalëve të trajnerit të kuqebluve, Thomas Brdaric në “Gol pa Goli”, pas disfatës së rëndë përballë Kukësit.
“Humbja e sotme të dhëmb shumë, duhet ta analizojmë këtë disfatë për ndeshjen e radhës. Gjatë pjesës së parë kishim tjetër strategji, ndryshoi gjithçka nga ajo që kishim planifikuar, prandaj bëra dhe shumë zëvendësime gjatë pjesës së dytë për të ndryshuar diçka.
Nuk është e pranueshme që bëmë shumë gabime në pjesën e parë, nuk kishim presion në këtë takim. Të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme, duhet të shkonim për të luftuar.”
Dilaver në stol? “Dilaver bëri pushim, sepse ka patur shumë ngarkesë dhe e lamë të pushonte disi nga ngjeshja e shumtë e kalendarit dhe e ndeshjeve. Ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë. Eni Imami duhet të jetë i përgatitur, sepse të gjithë lojtarët duhet të jenë të gatshëm për të gjitha pjesët e sezonit.”