Teksa falenderon Josën për kontributin, klubi sqaron se ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnerëve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme!
Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani”, thuhet në njoftimin e klubit të Vllaznisë.