“Klubi i futbollit Teuta njofton nderprerjen konsensuale të bashkepunimit me trainerin Diego Longo! Në një dakordesim me presidentin Edmond Hasanbelli, iu dha fund edhe periudhës si trajner i ekipit Teuta.
Klubi i futbollit Teuta falenderon mister Diego Longon për impenjimin dhe angazhimin e tij dhe i uron suksese në të ardhmen!”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të KF Teuta.
Ndërkohë, bëhet me dije se duket nisur nga e hëna, klubi durrësak do të jetë me trajner të ri. Sipas të gjitha gjasave, do të jetë Edi Martini ai që do të ulet në vendin e lënë bosh nga Longo.
Shkodrani Martini ka qenë një nga trajnerët më të suksesshëm tek Teuta e Durrësit, duke i sjellë disa trofe brendetarëve por edhe duke e shpëtuar nga rënia nga Superliga.