Futbolli francez në zi. Ka humbur jetën në mënyrë tragjike, mbrojtësi Valentin Poreje, i lindur në vitin 2003 dhe i cili ishte pjesë e ekipit të rinjve të Lilës.
Mediat franceze bëjnë me dije se 20-vjeçari vdiq për arsye ende të paqarta. Ish-skuadra e tij e Lilës ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Lilë mësoi me pikëllim për vdekjen e ish-lojtarit të saj, Valentin Poreye, në moshën 20-vjeçare. Valentin ishte një mbrojtës i ri që luajti për ekipin U16 midis 2018 dhe 2020”, shkruan klubi.