Sfida, Partizani-Vllaznia u luajt pak ditë më parë në “Elbasan Arena”. Takimi u mbyll në barazim pa gola, 0-0 duke bërë që shkodranët të ruajnë distancën me 9 pikë nga ndjekësit.
Në këtë sfidë ashtu si në çdo ndeshje nuk lejohen tifozët për shkak të pandemisë së Covid-19. Por, një e tillë nuk ka ndodhur pasi trubina e stadiumit “Elbasan Arena”, ishte tejmbushur me tifozë.
Ditën e sotme, Disiplina nuk dha asnjë dënim për Partizanin, ashtu siç bëri me Vllazninë fazën e parë. Shkodranët u dënuan me gjobë për shkak se kishin lejuar më shumë tifozë seç duhet.
Në FSHF, kjo ndeshje është pasqyruar se ka pasur vetëm 20 tifozë dhe kjo është shkruajtur në realcionin e gjyqtarit, Eldorjan Hamitit. Nga fotot e publikuar shihet se në tribunën e Elbasanit janë shumë më shumë se 20 tifozë dhe kjo është një situatë qesharake e bërë nga gjyqtari Hamiti, por edhe nga Disiplina që e ka anashkaluar pa gjobë. /newsport/