Në një intervistë në një media, regjisori dhe aktori Bujar Kapexhiu u shpreh se femrat nuk kanë humor. Nuk është e qartë nëse deklarata e tij ishte me nota humori, por ngjalli mjaft reagime. Ndër ata që kanë reaguar, është edhe ardian Ndreca, i cili në rrjetet sociale, i përgjigjet Kapexhiut:
“Mjaft me mendue Zyliha Milotin për me u kujtue se humori i grave asht ku e ku ma nalt se nji lloj humori banal shërbestar-politik që shitet me kile dhe jeton vetëm nji ditë.
LEXONI EDHE: “Privilegj i të mençurve, edhe barcaletat i sajojnë vetë meshkujt”, habit Kapexhiu: Femër që shkruan humor nuk ka
Ai i Zylit asht ma nalt pse asht ndryshe, asht gjenuin, nuk asht humor nënstinor prej të cilit kurrkush nuk kujton asnji batutë, asnji skenë, asnji gja…”, shkruan Ardian Ndreca.