Ata që do të kapen duke tymosur duhan në publik, qoftë vend i hapur apo i mbyllur, do të dënohen me pesë muaj burg dhe 100 euro gjobë. Ligji që ka hyrë në fuqi sot, ndalon edhe cigaren elektrike nëpër aeroporte, kazino, shkolla, trotuare dhe transport publik.
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka nënshkruar para tre muajve ligj që parandalon dhe dënon ashpër përdoruesit e duhanit.Tymosja lejohet në objektet e caktuara, që kanë nga dhjetë metra katrorë dhe aty mund të hynë vetëm personat e rritur.
Tashmë është krijuar një task forcë e posaçme, që do të ndjekë dhe do të ndalojë duhanpirësit në mënyrë që të zbatohet ligji në masë të madhe. Sipas një raporti të realizuar më 2014, 17 milionë filipinas konsumojnë duhan rregullisht, që është një e treta e popullsisë.