Por Rudina nuk u ndikua aspak nga komentet negative dhe aktorja vazhdon të tregojë hapur dashurinë e madhe që ka për partnerin e saj teksa nuk ia ‘përton’ as t’ju përgjigjet komenteve të tilla.
Së fundmi, Rudina dhe motra e saj Jereda ishin të ftuara në programin “Rudina”, ku folën për marrëdhënien e tyre të ngushtë. Aktorja e humorit u shpreh se motra e saj ka qenë mbështetja më e madhe në momentet më të rëndësishme të jetës së saj, siç ishte edhe lidhja e saj me Mark Frrokun. Për Rudinën ka qenë një situatë goxha e vështirë, sepse e ëma dhe pjesa tjetër e familjes nuk i flisnin pasi nuk ishin dakort.
“Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve, Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Më mbajtën qëndrim se u dukej një gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi.
Si ja thashë? U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë, goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar, përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda”- rrëfeu Dembacaj.