Policia e Matit ka bërë me dije një denoncim të një burri, të cilit i kishte humbur gruaja. Pasi kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia që në mëngjes, shtetasi Q.A, vjeç 47 ka shkuar në polici ku ka denoncuar zhdukjen e saj.
Sipas njoftimit të policisë, ditën e djeshme rreth orës 15:30, shtetasi Q.A, vjeç 47, kallëzon se rreth orës 07:00 i është larguar nga banesa bashkëshortja L.A, vjeç 42, e cila rreth orës 17:30, u gjet.
Ndryshe nga alarmi i burrit, gruaja ka qenë fare e qetë dhe ka deklaruar në polici se ishte larguar me dëshirën e saj.
Njoftimi i policisë: