Koncert që e merr përsipër Bashkia Shkodër, si ide e Bujar Qamilit…me tematikë në formë e përmbajtje të kandshme. Mu si Frederik me ftuen vetëm para 3 ditësh, duke u justifikue (!!!) “se nuk e kena dijtë se je këtu por në Amerikë”!
Ideatori, për me ruejt formatin, pat edhe guximin e me m’ sugjeru me detyrim përcaktim se çfarë e si me i këndu, pikërisht mu që edhe para 90- ës nuk e ka provu askush me e ba nji gja të tillë. Nuk ia vuna re pasi telefonata kishte shumë ma vlerë edhe pse me vonesë, se sa niveli i sugjerimit.
Mësova që pas shumë- shumë provash që kishin ba krejt grupi i artistëve të merituem e të pa merituem, që do te ishte e bollshme koha për të kenë edhe unë në atë spektakël.
Sigurisht e pranova për etikë, edhe pse s’ më thanë se nuk mundena me ta vu emnin se gjoja kena kujtu se je në USA. Mbramë në mesnatë kur e pashë emnin tem shum të tejdukshëm, mu duk pak utopi pjesëmarrja jeme.
Ka shumë dashamirësi nga artistat mendoj dhe se janë të interesuem kur je e kur nuk asht Rriku në Shqipëri, pasi konkurrenca në lokalet ku bahet muzike edhe në Shkoder, nuk asht aq e shpërndarë dhe e kamuflueme, ku prania jeme nuk ka mungu qysh në marsin e 2022- it, së paku dy herë në javë në Shkodër.
Portale, media, gazeta e lajme u kanë mërzitë spektatorin se vazhdon a live koncertet Rrik Ndoci në Shkoder e gjithkund. Nuk ka mbetë media në Shqipni portal e gjith ata intervista nëpër tana mediat shqiptare vendimi jem për me kenë si familje amerikane vetëm në Shqipni, vetëm këta përfshi edhe Bashkinë e punonjësit e saj, nuk e kishin marr vesh “ende”. Bashkia që në gusht- shtator ka organizu koncerte recitale me mu, nuk u ra ndërmend që Rriku nuk asht në Shqipëri.
E vërteta asht se skenës së Teatrit “Migjeni” prej vitesh nuk ka kenë prezente për shumë arsye por e veçanta asht politike. Në verë vjet çuditërisht u ftova në koncert recital para Bashkisë (!!!).
Mendoj se vazhdon lufta e klasave. Voltana Vademi e ata që e dinë se “o me ne o me ata” e kanë në dorë një pushkatim sado të vogël nëse shfaq mendimin demokrak të të drejtës së mendimit dhe votës, kjo mënyrë meskine që më kënaq vetveten, monizmi i dytë shkodran e me paralajmëru edhe ndonji artist të vogël që guxon mos me kenë militant.
Pra me ofruen por oferta ishte si ajo: “I kishte çue nana me la gojën”. Vazhdojnë me dalë do sorra sa herë gjuhet lisi me gur. Kjo inisiativë mbetet e bukur por në kornizat e mendimit artistik koherent asht pak e vakët pasi evoluimi i muzikës së sotme nuk mund ti sjellë asnji gërvishtje kanga e kompozueme dhe e levrueme si para 100 vjetesh me nji ndryshim 11%.
Automatikisht vë në dizekuilibër mundësinë për mos me u krenue prap me vlerat e para 100 vjetëve në forme e në përmbajtje. Më kritikoni pa asnji hezitim nëse ju dukem antikonformist. Unë e due Shkodrën. I uroj fitore Benet Beci. Pas bisedës me të, kishte shumë ide pozitive për lëvrimin e artit bashkëkohor në Shkodër. Prandaj e dua Benetin, sepse e njeh dhe e do Shkodrën. /Nga Frederik NDOCI, publikuar në Facebook/