Në një intervistë televizive për “Shije Shtëpie”, Gjergj Leka shprehet se zemërimi i një gruaje është më i vështirë për t’u menaxhuar. Nga jeta e tij personale, pas 3 martesash ai thotë: “Jam i lumtur që i kam pasur dhe nuk i kam, kam një tani por i respektoj jashtë mase”. Bilanci i këngëtarit rezulton të jetë pozitiv sa i përket mësimeve që ka marrë nga kjo përvojë.
Gjergj Leka: Unë jam, madje mund të them jam shumë krenar për këtë gjë që edhe me ato që nuk vazhdoj, unë nuk i quaj dot ish-kjo, ish-kjo, nuk besoj që është pozitive.
Rëndësi ka që unë akoma dëgjohem, akoma i respektoj, më respektojnë, madje në festivalin e fundit unë mora dhe ish-vjehrrën time të këndojë, e shprehu edhe publikisht. Unë mendoj që këto gjëra na bëjnë mirë, i bie që s’kemi qenë kaq të zemëruar me njëri-tjetrin.