Një shtetas 70- vjeçar ka gëlltitur nga pakujdesia ilaç pllakash dhe ka përfunduar në spital. Të paktën këtë njoftim jep policia e Shkodrës për një ngjarje që duket se ka ndodhur para pak orëve. Gjithsesi, 70- vjecari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, teksa për gjendjen shëndetësore të tij, policia nuk jep detaje.
“Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim, për shtetasin B.S, vjeç 70, banues në Velipojë, pasi nga pakujdesia ka pirë ilaç pllakash dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.