Erkand Qerimaj e mbylli në vendin e 9 në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në 81 kilogramë dhe ngriti 181 kilogramë dhe në total prej 338 kilogramë shtanga.
Ai u rendit i pari në baterinë B, por në përfundim të baterisë A, Qerimaj u klasifikua si i 9-ti në dygarësh në tabelën e përgjithshme.
Ai gjithashtu provoi të ngrinte pesha si 185, 187 kilogramë, por pa mundur dot t’ia dilte me sukses.