Shkruan në Facebook Floreta LULI FABER, ambasadore e Shqipërisë në SHBA: Ishte kënaqësi e veçantë të prisja shkodranin Kevin Sekniqi në Ambasadë.
Ai është sot i riu shqiptar ndoshta më i suksesshëm i kohëve tona, një nga 30 më të mirët në botë nën moshën 30 vjeç në fushën financiare sipas “Forbes 30 under 30”, si bashkë-themelues dhe arkitekti i protokollit tek Ava Lab.
Kishte shumë për të folur me të por përveç zgjuarësise dhe mprehtësisë, dallonte thjeshtësia dhe pasioni i tij për të realizuar gjëra të mëdha. Të uroj suksese pa fund Kevin!
Uroj me zemër që planet e tua të kryqëzohen një ditë edhe me Shqipërinë tonë të vogël!