Izet Haxhia, i cili vuan dënimin në Burgun e Reçit, në pritje të gjykimit të radhës në Gjykatën Kushtetuese, është njoftuar se sot do të transferohet në Burgun e Rrogozhinës.
Sipas avokatit të Izet Haxhisë në këtë burg jeta e tij është e rrezikuar.
Izet Haxhia para se të transferohej në Burgun e Reçit, ka evidentuar me prova se jeta e tij ishte e rrezikuar në Rrogozhinë, Peqin, Burrel dhe se më pas autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e çuan në Burgun e Reçit.