Drejtoria Vendore e Policise Berat njofton: “Me datë 01.09.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
A.V, 46 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi në urgjencën e Spitalit Rajonal të Berat ka goditur ne fytyrë infermierin e turnit, shtetasin A.K, 30 vjeç, banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Me datë 01.09.2017, në Spitalin Rajonal të Beratit ka ndërruar jetë shtetasi T.M 49 vjeç, banues në Berat.
Familjarët e shtetasit T.M pretendojnë për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve.
Grupi hetimor kreu të gjitha veprimet hetimore dhe pritet akti i ekspertimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”. /ShkodraWeb/