Një i moshuar u gjet i pajetë në malin e Kapinës në Berat. Policia bën me dije se H.G, 69 vjeç, banues ne Poliçan u gjet rreth orës 09:20 të mëngjesit të sotëm nga banorët e zonës.
“Prej dy ditësh ai ishte larguar nga banesa dhe sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga skleroza. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuar nga ndonjë faktor tjetër”, sqaron Policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.