Avokati Spartak Ngjela e konsideroi një lëvizje klandestine atë së Sali Berishës, duke u shprehur se ish-kryeministri nuk është person juridik dhe nuk shkon më te selia blu, pasi ekziston mundësia e arrestimit.
Ngjela tha se deri më tani ish-kryeministri është toleruar nga shteti, duke u shprehur se Rama është me Berishën dhe është trembur nga përkrahja amerikane për Bashën.
“Berishës ia shpjeguan ligjin, e arrestonin në vend. Sepse person juridik është PD-ja. Në cilën strukturë ke marrë pjesë ti. Kongresi me cilin statut është. E di pse duhet të vejë në gjykatë statuti, po sikur të thotë atje parti naziste, kush do ta kontrollojë sikur të mos jetë gjykata. Marrin ligjshmërinë e legjilacionit aktual. Cili është personi juridik? Më e bukura është që kanë bërë edhe një Kongres, edhe një referendum. PD e Bashës i shpalli emrat. Ka një pyetje juridike? Cilët janë emrat, ata janë klandestinë. Çdo lëvizje klandestine, është o naziste, o komuniste, nuk është gjë tjetër. Ai pse i ka mësuar nuk shkon më”, tha Ngjela në “Pikat mbi I” në “News 24”.
I pyetur nëse Berisha është paralajmëruar që nëse shkon arrestohet?, Ngjela tha: Nuk e di atë, nuk hedh fall. Deri tani e kanë toleruar, sepse shteti është i dobët. Rama është me Berishën, sepse e do si gogol. Nga Basha është trembur se ka përkrahje amerikane. Sali tani ka ngelur jashtë dhe vjen vërdallë të selia dhe nuk hyn dot brenda, e kuptoni ku ka ardhur degradimi i tij. Pasi mori një parti që nuk ishte e frymës së tij, tani vjen rrotull që të hyjë brenda”.
Kontaktoni ekipin tonë sot!
Testi Nifty Reklamë nga boost.al
Kontaktoni ekipin tonë sot!
Avokat Ngjela e konsideroi një “retorikë komuniste” deklaratat e bëra sot nga deputeti Flamur Noka, dhe ish-kryeministri Berisha.
“Të shohim çdo thotë ambasadorja nesër, me kë do jetë? Me Bashën. Punë e madhe se mban protestë. Po çfarë trazirash do bëjnë? Me armë? Unë nuk pres! Një shtet juridik është ky, nëse pretendon se të kanë shkelur një të drejtë shko në gjykatë, revolucioni është i Robespierit. Akoma gjykatat e Saliut janë, nuk kanë ikur. Nuk e dërgon në gjykatë sepse nuk ka bazë jurdike”, tha ai.