Nga data 14 qershor 2024 nuk kishte asnjë informacion për të. Familjarët kërkuan bashkëpunimin e ShkodraWeb për gjetjen e Valon Pupovci, i datëlindjes 02.07.1978 nga Peja e Kosovës. Fatkeqësisht, personi që u gjet i pajetë në lumin Drin në Shkodër, është pikërisht ai, Valon Pupovci, siç konfirmon policia.
Familjarët, disa ditë më parë, kontaktuan me ShkodraWeb, duke bërë me dije se personi vuante nga probleme psikike dhe për këtë arsye, prej rreth 2 vitesh ishte trajtuar në qendrën rehabilituese në Shtimë.
5 para se familjarët të njoftonin ShkodraWeb, ai kishte ikur nga qendra rehabilituese dhe ishte kthyer në Pejë. Më pas, kishte hipur në autobus për në Prishtinë me datën 14 qershor 2024 dhe nga ai moment, nuk kishte asnjë informacion për të.
Rasti ishte bërë publik në mediat e Kosovës dhe një person ka telefonuar familjarët, duke thënë se dy ditë më parë, ky person ishte parë në Shkodër. Çdo gjë rezultoi e vertetë dhe Valon Pupovci u gjet i mbytur pikërisht ne lumin Drin në Shkodër.