Në vijim të informacionit paraprak të datës 17.07.2023, që bënte fjalë për gjetjen e një shtetasi të pajetë, afër një banese të braktisur në afërsi të stadiumit Koplik, bëjmë me dije se pas identifikimit ka rezultuar se viktima është shtetasi A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.
Punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.