Një turist francez është gjetur i pajetë sot në një hotel në Krujë. Burimet thane se ai eshte shtetasi 59 vjeçar nga Rennes në Francë, Bruno Bony. Francezi kishte ardhur ne Shqiperi mbremjen e te shtunes si pjesë e një guide turistike me 52 persona të tjerë.
Miqtë qe po e prisnin te takoheshin kete mengjes per te vijuar turin, te shqetesuar kane njoftuar personelin e hotelit, te cilet pasi kanë hapur derën kanë konstatuar mikun e tyre të vdekur.
Nga të dhënat e para dyshohet se turisti ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Sakaq prokuroria e Krujës me ekspertë nga Tirana kane nisur hetimet per shkaqet e vdekjes.