Pas kapjes së 6 kg heroine diten e djeshme në Igumenicë ditën e djeshme në një automjet, ku u arrestuan një 53-vjeçar, dhe një 50-vjeçare, policia sjell sot të tjera detaje.
Sipas policisë droga u kap në një automjet me targa AA 301 GR me drejtues, 53 vjeçarin Th.T, lindur në Korçë, i cili dispononte dokumente greke, në pjesën e pasme të sedileve poshtë portobagazhit në një vend të fshehtë të bërë enkas, u gjet nga polica greke rreth 6 kg lëndë heroinë.
Nga shkëmbimi i informacionit me palën greke, rezulton se lënda narkotike është ngarkuar në Shkup, Maqedoni dhe automjeti me lëndën narkotike nuk ka hyrë në territorin shqiptar por ka hyrë në Greqi.
Destinacioni i lëndës narkotike, sipas të dhënave hetimore ishte Bari, Itali./shqiptarja/
FACT CHECK: ShkodraWeb synon t'ju informojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Nëse ju konstatoni se ka ndonjë pasaktësi të mundshme, jeni të lutur të na e raportoni këtu