Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati i ftuar në emisionin e gazetarit Adi Krasta, ka komentuar çështjen e ndarjes së territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama dhe debate të tjera të jetës politike në Shqipëri.
Në lidhje me ndarjen e territoreve: Ishte një ide e vjetër serbe që u lancua për fat të keq nga gojë shqiptarësh. Kam bërë detyrën time si ministër i jashtëm në respekt të kushtetutes. Nuk është heroike të bësh detyrën tëndë. Edhe sot po të kthehesha do të bëja të njëjtën gjë ekzaktësisht.
I pyetur për të ardhmen e tij në politikë ish ministri Bushati i vetmi i lënë jashtë listave Rama për zgjedhjet e 25 prillit, thotë se e sheh veten për më gjatë se kaq duke ushtruar aktivitet politik.
Kur pyetet për qëndrimet ndryshe me Edi Ramën, nuk jep asnjë deklaratë krahasuese veç qëndrimit të tij dhe se për detajet më shumë me buzëqesbje thotë se do ti rrëfejë në librin që do shkruajë për kohën në postin e Ministrit të Jashtëm.
Adi Krasta: Ju thoni që nuk është heroike, por ne po kërkojmë të gjejmë pikërisht nuancat që flasin për qëndrimet tuaja dhe të kryeministrit Rama. Meqë ra fjala, regjia mund të nxirrni në ekran më shumë buzëqeshjen me një tis elegant ironie dhe jo mua.
Në lidhje me ambasadorët: Duhet që të kuptoni se ambasadorët vinë me mandat, që do të thotë se pas disa vitesh do të ikin. Sado qëllime të mira që ata të kenë, sado që ta duan vendin tonë, nuk mundet dhe nuk duhet ta duan më shumë se ne. Ne reformat duhet ti bëjmë për veten tonë si shqiptarë, përndryshe
Në lidhje me marrëdhëniet e tij me kryeministrin dhe largimi nga listat: Jam i dashuruar me politikën, vendimi për të më hequr nga listat i padrejtë.
Partitë politike sot duken si zona private, sesa si zona ku bëhet politikë. Edi Rama më kërkoi ti vija fytyren time politikës. Unë kam hyrë në politikë bashkë me disa kolegë që i njeh mirë edhe ti Adi për ta përmiresuar politikën. Kemi berë beteja për ta bërë politikën më të mirë…
Kam qenë në qeveri, por jo në pushtet. Skam përfituar as tendera asgjë. As unë, as familja ime dhe as motra që jeton në Amerikë ka 20 vjet. Unë kam marrë vetëm rrogën e Ministrit dhe të deputetit.
Ika unë dhe sot është Ilir Beqja. I uroj suksese shume më shumë se vetes time, por dëgjoj sot që në Shkodër është objektiv 4 mandate. 4 mandante ishte rezultati i kaluar, drejtuesi ndërrohet për të marrë më shumë.
Nuk do gjeni asnjë akuzë të Voltana Ademit as për çështje të atmosferës apo vjedhje të votës në Shkodër. Dhe për këtë jam krenar.