Ministrat e emeruar nga Rama me deshiren e Bashes, me ne krye zevendeskryeministren shkodrane- te paren e te fundit (mbase) ne nje qeveri shqiptare, do te largohen nga qeveria. Ata nuk priten shkarkimin me krijimin e qeverise se re, por dhane doreheqjen duke i kaluar kompetencat zevendesministrave. Kjo trupe qeveritare, e cila gjate ekzistences se vet nuk njihte kreun e Qeverise, mund te konsiderohet me e deshtuara ne historine e shtetit shqiptar. Ishin ministrat me te cuditshem te nje qeveri qe nuk munden te komandojne as zevendesit e tyre, madje as drejtoret e drejtorive. Ishin ministra qe me shume u monitoruan nga vartesit se sa monitoruan ato qe kishin marre persiper me marreveshjen Rama- Basha. Por ne kaq pak kohe, ishin ministrat qe u perfolen me shume sa i takon perfitimeve te ndryshme financiare apo dhenies se benefiteve nga parate e shtetit te tjereve permes tenderave.
Shume nga ministrat teknike erdhen ne ato karrike thjeshte nga preferenca e Lulzim Bashes, pa nje mandat politik te PD-se si force qe beri marreveshjen me PS-ne e Rames. Mbase kjo ishte pika me e dobet e tyre dhe qe solli edhe deshtimin total ne detyrat apo premtimet e dhena nga Basha per zgjedhjet e 25 qershorit. Basha i konsideroi zgjedhjet me te kapura/blera ne historine e Shqiperise, madje me parate e droges. E pra, 6 ministra dhe nr.2 i qeverise erdhen nga PD per te parandaluar kete fakt, natyrisht me nje sere drejtoresh te pergjithshem ne nivele me te ulta ne qender. Te gjithe e dinin se keta do te ishin ministra 3-4 mujore. Por nese u perzgjodhen nga Basha, krijojne dyshime te shumta per aftesine e Bashes ne perzgjedhjen e kabinetit te tij, nese nje dite do ti jepet mundesia si kryeminister i vendit. Emrat e propozuar nga ai dhe te miratuar me numrin me te madh te votave qe ndonjehere mund te kete marre nje minister ne Kuvend, sollen imazhin se si nuk duhet te jene neser ministrat e propozuar nga PD. Nga ana tjeter, deshtimi i tyre publik, i noterizuar edhe nga deklaratat e Bashes pas zgjedhjeve te 25 qershorit, treguan qarte se skema e marreveshjes me Ramen, ishte ne favor te ketij te fundit. Per te mos thene se edhe Basha u investua per te siguruar “suksesin” e Rames ne zgjedhje.
Ministrat teknike dhe zevendeskryeministrja shkodrane, po largohen sot pa asnje lavdi, te asnje natyre. Madje, ata ishin antare kabineti qeveritar, por qe nuk u ulen asnjehere ne nje mbledhje te tij, nuk paten mundesi as te filmohen apo fotografohen te gjithe bashke, te pakten per ta patur si kujtim nga nje karriere e shkurter dhe teresisht e deshtuar.
Edhe permes ketyre ministrave, Basha mori koston e tij te jashtezakonshme. Largimi i tyre nga qeveria, i hap rrugen analizes se aktivitetit te 1/3 se qeverise dhe pa me te voglin dyshim, mund te perdoret nga kundershtaret e Bashes si nje argument me shume ne sulmet ndaj tij. Nese flitet per deshtim te Bashes ne te gjitha zgjedhjet e zhvilluara deri me sot, ministrat e tij teknike i vene “vulen” ketij deshtimi, tashme edhe ne aspektin ekzekutiv te nje qeverisjeje te mundshme. Politikisht (menaxhimi i PD nga 2013) i deshtuar me prova madje, keto 3 muaj i deshtuar edhe me njerezit e propozuar nga ai ne qeverisje me PS-ne, deshtimi i vetem i paprovuar eshte ai i Kuvendit, ku ne javen e pare te shtatorit Basha do te riulet si deputet, kryetar i PD-se dhe ndoshta si lider i opozites.