Viktor Da Silva do ta nisë nga Qipro! Ish-fantazisti i Vllaznisë ka firmosur me klubin e Olimpiakos Nikosia, skuadër elitare në futbollin qipriot.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë braziliani, i cili ka shpërndarë një foto në “Story”-n e tij të rrjetit social “Instagram” ku ka pozuar me fanellën e skuadrës të re ku do të vijojë karrierën.
27-vjeçari kur shpalli “divorcin” me shkodranët ishte në bisedime me Partizanin dhe Tiranën, por negociatat nuk shkuan ashtu si duhet.
Da Silva me Vllazninë fitoi dy Kupa të Shqipërisë dhe gjithashtu ka mbajtur veshur fanellat e Kievos, Peskarës, Breshias, Istras, Fanos, Teramos, Fermanas dhe Virtus Veronës.