Largimi i markës së njohur të hoteleve , Sheraton, nga Tirana padyshim që ngriti një seri pikëpyetjesh mes të cilave edhe atë se çfarë do të ndodhte me godinën ku ndodhej ky hotel.
Sheratoni iku, por hoteli mbeti. Pra, e njëjta godinë do të ofrojë shërbimin e akomodimit dhe faciliteteve të tjera ekzistuese edhe më parë, por nën një emër tjetër që është MAKTIRANA Hotel and Tower. Madje nën këtë emër e gjejmë të listuar hotelin edhe në Booking ku së fundmi bëhet me dije se janë shtuar edhe një seri fotosh të reja që i atribuohen menaxhimit të ri që do të ketë hoteli.MAKTIRANA identifikohet në profilin e saj në Booking si një hotel me pesë yje.
Ashtu si kompania mëmë e saj ajo ka emërtimin MAKTIRANA si pjesë e MAK-ALBANIA” Sh.p.k degë e M.A.Al-Kharafi & Sons W.L.L, e cila është aktive në Shqipëri që nga viti 1992.Sheraton nga ana tjetër ishte prej kohësh në tentativa për t’u larguar gjatë 2017-ës por njoftimi zyrtar u bë vetëm pak ditë para mbylljes së vitit 2017. Në atë kohë operatorët turistikë reaguan se kjo mund të ishte dhurata më e keqe që i bëhet turzimit për Vitin e Ri. Largimi i markës prestigjioze ndodhi si për ironi në të njëjtën kohë kur qeveria sapo kishte kaluar paketën për nxitjen e investimeve në fushën e hotelerisë nga marka të njohura ndërkombëtare.Mak Albania Kompania mëmë e Mak Tirana, – që përfshin Mak Albania Construction, Chateu Linza, Mak Travel dhe deri në fund të vitit të kaluar menaxhonte Sheraton Tirana Hotels & Towers, ku aktivitetin kryesor të grupit e ka hoteli, – ka rezultuar me një aktivitet të përkeqësuar financiar vitet e fundit.