Pa filluar akoma zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, partia ne pushtet ka filluar presionet ndaj punonjësve te administratës shtetërore ne nivele te ndryshme, për tu angazhuar ne mbështetje te saj !
Lëvizja Socialiste për Integrim Shkodër ka informacione te besuara se eksponentë te Partisë Socialiste edhe ne Shkodër duke filluar nga Koordinatori i kësaj force politike për Qarkun, Ilir Beqaj, po përdorin te gjitha mënyrat qe zyrtaret te punojnë me çdo kusht për fitoren e PS, ndryshe u rrezikohet vendi i punës !
Nga takimet e hapura qe benin kohe me pare rreth këtyre çështjeve, kësaj radhe kane ndërruar strategji duke zhvilluar takime konfidenciale me nepunes te ndryshëm te institucioneve apo edhe atyre te sektorit te shërbimeve. Sipas informacioneve tona, janë vene ne shënjestër te këtyre presioneve punonjës te agjencisë shtetërore te kadastrës, te OSHEE-se, te shendetesise, te agjencive mjedisore, arsimit, te shërbimeve publike e tjerë. Lëvizja Socialiste për Integrim i denoncon me force këto veprime, duke u kërkuar drejtuesve te partisë socialiste Shkodër qe te heqin dore menjëherë nga kjo rruge thellësisht antidemokratike dhe abuzimi me pushtetin.
Presionet apo shantazhet ndaj punonjësve te administratës dhe enteve te tjera shtetërore e publike ne emër te angazhimit partiak-elektoral, janë shkelje flagrante te Kodit Zgjedhor, te Legjislacionit te Punës si dhe te Statusit te Nepunesit Civil. Presioni ndaj administratës është dënuar ashpër edhe nga OSBE/ODIHR ne zgjedhjet e kaluara, dhe është kërkuar qe ti jepet fund këtij veprimi antidemokratik, por partia ne pushtet po vazhdon ashtu si dhe ne zgjedhjet e mëparshme ! Lëvizja Socialiste për Integrim, i ben thirrje Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe te ndërhyjë pa humbur kohe për ndëshkuar ligjërisht ushtruesit e presioneve ndaj administratës dhe punonjësve te shërbimeve.
LEXONI EDHE: “LSI ngatërron dhe identifikon PS- në me SHPK-në e familjes Meta-Kryemadhi”, reagimi i selisë rozë në Shkodër
Ajo i kërkon çdo zyrtari apo punonjësi te sektorit publik qe te denoncojnë pa hezitim çdo presion politik qe u behet, duke i garantuar se tek Lëvizja Socialiste për Integrim do te gjejnë mbështetjen e vendosur për ta ngritur fuqishëm zërin ne mbrojtje te tyre qe te mos kenë asnjë pasoje ! Fitorja jone me 25 prill është e padiskutuar, ate nuk mund ta ndalin asnjë lloje presioni, ndërkohe qe asnjeri prej atyre qe ka zgjedhur rrugën e presioneve e shantazheve nuk do te mund ti shpëtojnë drejtësisë. Për ketë i sigurojmë qe sot, pas pasur nevoje qe te presim 25 prillin !
Askush te mos mendoje se ne harrojmë te përfshire nga entuziazmi i fitores, përkundrazi te paret ne bankën e te akuzuarve do te jene ata qe shkelin ligjin zgjedhor ! Për ketë i garantojmë dhe jemi shume te vendosur. /Deklaratë e LSI Shkodër nga zëdhënësja Linda DODA KAVAJA/
PËR KOHË E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!