Lidhur me debatin për të drejtat e LGBTI në Shqipëri, që mori një vëmendje të madhe sot, pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili kritikoi disa politikanë për deklaratat e tyre diskriminuese dhe për mosmbështetjen e akuzës, ka reaguar edhe imami i Shkodrës Muhamed Sytari.
“Po ndjekim me shqetësim të madh dhe vëmendje tendencën për devijimin e familjes, martesën me të njëjtën gjini. Nuk duhet pranuar për asgjë në botë. Ata kanë mbështetjen e shejtanit për të ulur vlerat e njerëzimit. Të punojmë për vlerat e besimit dhe tabanit kombëtar. E kemi për nder të quhemi radikalë nëse ruajmë vlerat e familjes, moralit, harmonisë e më gjerë” , tha sot Hoxha në xhami