MEHDI MILLA, FUTBOLLIST, MESUES DHE DREJTUES I SPORTIT, NJE FIGURE QYTETARE E RESPEKTUAR
Njohja e pare me Mehdi Millen eshte futbolli, kur me shume vullnet dhe pasion ne rolin e mbrojtesit, tranieret Rusi e Juka e afruan tek Vllaznia, ku nuk mungoi dhe trofeu i pare, Kupa e Republikes ne vitin 1965.
Dhe kontributi i Milles ishte perkrah emrave te njohur te Vllaznise, Rragami, Bizi, S.Dani, Rakiqi, Ndoja, Çapaliku, Çanga, M.Dedja, pa harruar veteranet S.Zmijani, Teli, K.Gjoni, etj.
Ndonese me nje karriere jo te gjate ne futboll, Mehdi Milla u be progonist i sportit shkodran ne nje drejtim tjeter. Per me shume se dy dekada, deri sa doli ne pension, ai prezantoi vehten nje drejtues shembullor, serioz, i ndergjegjeshem ne administrimin e dokumentacioneve si ato financiare e profesionale te sportit, duke mos pranuar kompromise dhe haterlleqe ne trajtimin e sportisteve, trajnereve e specialisteve.
Ne vitet ’80 kur ne klubin Vllaznia aktizoheshin qindra sportiste nga te gjitha moshat deri tek te rriturit, ne me shume se 20 sporte, Mehdi Milla perveç zgjidhjeve te problemeve te dites, ai arriti te krijoje dhe nje arshive me vlera, ku nuk mungonin rezultatet individuale e ekipore te Vllaznise, arshive kjo qe pate fatin e keq si Muzeu i sportit qe u demtue, me largimin e tij nga klubi Vllaznia.
Po me te njetin perkushtim punoi edhe si administrator i klubit te futbollit Vllaznia, deri ne nje moment kur nuk pranoi te firmoste dokumenta financiare qe kalonin direkt ne llogarine e firmes private te ish- presidentit Çela, duke dhene doreheqjen, por u rikthye te punonte perseri ashtu siç ishin ligjet e shtetit.
Jo rastesisht kur ne Bashki ne vitet e Demokracise, u krijua edhe zyra e sportit, ish- kryebashkiaku Filip Guraziu i besoi drejtimin e ketij sektori, ku sporti shkodran njohu dhe nje rikthim tek tradita me vlera te medha historike, qe ne vitet e diktatures komuniste ishin mbuluar nga pluhuri i harreses e neperkembjes, duke nxjerre ne pahe vlerat sportive te shume ekipeve e sportisteve qe ishin burgosur, internuar apo pezulluar nga sporti.
Ai se bashku me nje tjeter ish- sportist, Skender Bushati (Fusha) ne rolin e drejtuesit te Komitetit Olimpik te Rrethit, organizuan disa aktivitete qe hyne ne historikun e sportit shqiptar, si 100- vjetori i çiklizmit, hipizmit,etj,u bene inisiatore te dhenies nga Keshilli Bashkiak tituj “Nderi I Qytetit” apo “Mirenjohje e Qytetit” shume sportisteve qe ishin lene ne harrese nga diktatura komuniste.
Koleget me te cilet punoi per disa vite ne gjimnazin “Jordan Misja” si mesues i edukimit fizik kane ruajtur kujtimet me te mira nga marrdhaniet me te. Po ashtu dhjetra e dhjetra nxanes nga dora e tij kaluan ne ekipet e Vllaznise.
Ne vitet qe punoi e drejtoi sportin shkodran Mehdi Milla Vllaznia ka shenuar suksese te njepasnjeshme ne aktivitete kombetare e nderkombetare duke dhuruar rekorde kombetare, e fitimin e dhjetra titujve kampion individual dhe ekipor.
Shkodra do ta kujtoje gjthmone me respekt emrin e Mehdi Milles. /Nga Namik MEHMETI, Firenze, 29.10.2020, diten e ndarjes nga jeta të Mehdi Milla/