Bashkia Shkoder ka reaguar me nje njoftim zyrtar duke sqaruar ate qe nga disa portale, konsiderohet si “ndalim” i Voltana Ademit nga policia rrugore ne Shkoder. Ne faqen zyrtare ne Facebook, pervec sqarimit, Bashkia ka publikuar edhe disa foto lidhur me “punen” e policise rrugore ne Shkoder. Ne sqarimin e Bashkise Shkoder, thuhet: “Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka preferuar të ndalet e të diskutojë vetë me Patrullen e policisë në Shkoder, e indinjuar nga situata e qarkullimit rrugor.
Patrulla policie që gjoja janë nē shërbim dhe nuk kryejnë punën.
Krijojnë me shumë probleme se sa zgjidhin punë.
Janë në territor dhe bëjnë sikur nuk shohin që ka parkime dyshe në çdo rrugë, që parkohen makina në vende që nuk lejohet parkimi e perkundrazi është rrugë e destinuar për biçikleta. Janë në territor dhe nuk veprojnë kur qytetarët nuk mund të kryejnë shërbimet e veta për shkak të bllokimit të rrugës në mënyrë të padrejtë.Në shumë rrugëve prej vitesh janë parkuar në mes të rrugës makinat “për shitje”.
Edhe pse Bashkia ka vënë në dispozicion karroattrecet përkatës për të liruar hapësirën publike, drejtoria e policisë akoma nuk gjen hapësirë për t’i zhvendosur këto makina.
Situata e trafikut në Shkodër është e parregulluar.
E përveç angazhimit me instrumentet dhe mbështetjen e saj, Kryetarja ka kërkuar që policia të bëjë punën e jo të shkel syrin, të bëjë “sikur punon”. Me poshte, disa nga fotot e postuara nga Bashkia Shkoder, pikerisht ne oborrin e institucionit. ©ShkodraWeb
[masterslider id=”26″]