Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Më datë 02.08.2017, rreth orës 13:00, në një kanal uji vaditës me rreth 30 cm ujë, në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina Shkodër, është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull, i mbuluar nga mbeturinat e ujit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Kufoma është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër për identifikim dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.Nga kqyrja paraprake dyshohet se mund të jetë femija i humbur me datë 30.07.2017 shtetasi V. Ç. 13 vjeç banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. /ShkodraWeb/