Një 28-vjeçare, nënë e dy fëmijëve që e denoncoi i vëllai të zhdukur prej një jave, është gjetur në Labinot Katund të Elbasanit. Sipas News 24, aty ajo kishte nisur një jetë të re me një djalë.
Mësohet se e reja kishte shkuar të jetonte me të dashurin që ishte kthyer nga Italia, me të cilin ishte njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook, me prindërit e tij.
Ndërkohë që familja e djalit është çuditur kur policia ka shkuar për të kërkuar nënën e dy fëmijëve.
Policia e ka shoqëruar në polici 28-vjeçaren, ku është marrë në pyetje dhe sipas News 24, ajo ka deklaruar:
“Nuk i kisha thënë familjes së të dashurit që isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë. Do ja thosha në një moment të dytë. Vëllai s’kishte pse dilte në televizor. Unë me të s’kam pasur marrëdhënie të mira. Unë ika vetë, e dua shumë djalin me të cilin ika”.
Ndërkohë policia ka bërë të ditur se pas verifikimeve ka rezultuar se 28-vjeçarja ka shkuar në spitalin e Elbasanit dhe mjekët kanë thënë se vajza është paraqitur me kriza nervore dhe i kanë bërë qetësues.
Mesohet se Policia ka nisur ndaj saj procedi penal për ‘braktisje të fëmijëve’.
“Do shkoj prapë tek i fejuari në Labinot Katund. E dashuroj dhe nuk ndahem prej tij”, ka kembengulur ajo.
Kujtojme qe vellai i te rese ne denoncimin e tij mediatik tha se 28-vjeçarja kishte derguar foto nga spitali tek kusherira e saj, madje duke i thene se e kane rrembyer. /BW/