Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) bllokoi 497 kg qese plastike në qytetin e Shkodrës, në kuadër të kontrolleve për ndalimin e përdorimit të qeseve njëpërdorimëshe.
ISHMT bën të ditur se inspektorët vazhdojnë punën çdo ditë në terren për të siguruar se subjektet zbatojnë ligjin.
Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara.
ISHMT u bën thirrje operatorëve ekonomikë të bëhen pjesë e ndryshimit të madh mjedisor me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe.