Komiteti Koordinues i referimit të rasteve të dhunes në familje, është mbledhur sot në Bashkinë Malësi e Madhe nën kryesimin e kryebashkiakut Tonin Marinaj, me praninë e prefektes së Qarkut Shkodër Majlinda Angoni dhe kryetarit të Këshillit të Qarkut Shkodër Hilmi Lakti.
Në informacionet e bëra publike nga koordinatorja Brisjana Vojvoda dhe përfaqësuesja e UNDP- së Marsela Allmuça, u bë e distur se janë referuar në Malesi të Madhe 21 raste të dhunës në familje.
Po sot, u ri- nënshkrua marrëveshja sipas detyrimeve që rrjedhin nga VKM Nr. 327 dhe protokolleve për funksionimin e mekanizmit në përmbushje të detyrimeve ligjore që Ligjin nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” (i ndryshuar); si dhe të VKM së re Nr. 327, datë 2.6.2021 “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, si dhe procedimin e tij, për mbështetjen e rehabilitimin e viktimave të dhunës”.
Institucionet shtetërore duhet të kenë prioritare luftën kundër dhunës në familje, duke treguar angazhim maksimal në detyrë, në drejtim të parandalimit të kriminalitetit.
Prefekti i Qarkut Shkodër, si pjesë e Komitetit Drejtues, në objektivin e tij institucional do të bashkërendojë veprimtarinë e gjithë institucioneve në drejtim të zbatimit të masave në kuadër të luftës kundër dhunës në familje.