Kryebashkiakja Voltana Ademi ka shprehur hidhërimin e saj për ndarjen nga jeta të Eduart Grishaj, stdiues dhe punonjës i Muzeut Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës në Shkodër. Me një shënim në Facebook, Ademi vlerëson kontributin e të ndjerit për qytetin e Shkodrës.
Një lajm shumë i trishtë sonte! Një koleg dhe mik sot u nda nga jeta në një aksident të rëndë. Eduart Grishaj, një intelektual, me kontribut për kujtesën, kulturën dhe artin në Shkodër, do ti mungojë familjes, miqve e Shkodrës.
Largimi i papritur dhe shumë i parakohshëm nga jeta, na ka hidhëruar të gjithëve. Ngushëllime familjes, të afërmëve. Pushofsh në paqe Edi!”, shkruan kryebashkiakja Ademi në publikimin e saj në Facebook.
Eduart Grishaj humbi jetën në një aksident fatal në aksin Lezhë- Shkodër, afër kryqëzimit të Dajçit. Ai u shua në moshën 55 vjeçare.