U mbyll sot faza e grupeve për sezonin 2020-2021 në Ligën e Kampioneve. Real Madrid, Atalanta, Borusia Mynshenglabah dhe Atletiko Madrid plotësojnë grupin e 16 ekipeve që do të luftojnë më tej për trofeun më prestigjioz të futbollit europian.
Ekipi i Zinedin Zidan triumfoi bindshëm 2-0 ndaj Gladbahut në shtëpi duke arritur në mënyrë fantastike të hipotekojë vendin e parë. 2020 për Interin në Europë mbyllet këtu teksa zikaltërit nuk ia dolën as të luajnë në Ligën e Europës.
REZULTATET
INTER-SHAHTJOR DONETSK 0-0
REAL MADRID-BORUSIA MYNSHENGLABAH 2-0
Benzema 9′, 32′
BAJERN MYNIH-LOKOMOTIVA MOSKA 2-0
Zyle 63′, Çupo-Moting 80′
SALZBURG-ATLETIKO MADRID 0-2
Hermoso 39′, Karrasko 87′
MANÇESTER SITI-MARSEJ 3-0
F.Torres 48′, Aguero 77′
OLIMPIAKOS-PORTO 0-2
Otavio 10′, Uribe 77′