Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 ishte e organizuar, ndërkohë që shumë emra të njohur që kanë dominuar median dhe politikën në Shqipëri në këto 33 vite demokraci kanë qenë agjentë të Ish-Sigurimit të Shtetit dhe anëtarë të Partisë së Punës. Kështu është shprehur ditën e djeshme analisti i njohur, Ilir Demalia në një intervistë. Parlamenti dhe politika shqiptare, madje dhe mediat e pozicionuara pranë krahëve politikë shqiptar, prej 30 vjetësh janë kthyer dhe në “gjendje civile” e emrave të dytë të politikanëve, qeveritarëve e zyrtarëve të lartë të shtetit, ne lidhje me ish-të kaluarën e tyre si ish-spiunë të Sigurimit famëkeq të Shtetit të diktaturës komuniste shqiptare. Nuk ka asnjë dyshim tashmë, që shumë prej figurave politike e qeverisëse në Shqipëri, por dhe të krejt strukturave të tjera qendrore e lokale të shtetit, janë kontingjente të ish-sigurimit të shtetit në pozicionin e spiunit. Por në dosjet sekrete të ish-Sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka që disa prej tyre i ka zbardhur analisti Ilir Demalia dje teksa ishte i ftuar në një studio televizive.
-Zoti Demalia, si e përjetove ti 8 dhjetorin dhe a je i zhgënjyer nga protagonistët e asaj epoke?
Ne nuk po funksionojmë demokraci, nuk lidhje me sistem bazik të demokracisë. Ne jemi një autoritarizëm shtetërore dhe një kakofoni mediatike dhe sociale.
-Në 30 vite janë po ata njerëz që kanë qenë, nuk ka pasur rotacion?
Këto parti janë sh.p.k, nuk janë parti. Nuk kanë hapësira, as ide. Tek Partia Lirisë ikën Meta vjen e shoqja, Berisha nxjerr vajzën e tij. Pastaj 8 Dhjetori ishte i organizuar. Pse? Sepse kishte ngjarje të tjera përpara dhe ato nuk erdhën si një lëvizje e brendshme, por si spontanitet, si shkak i situatës, si pasojë e rënies së sistemit komunist në gjithë Evropën, nga izolimi i Shqipërisë dhe rrënimi ekonomik. Ekonomia të dorëzon. Këto sollën demonstratën e Shkodrës, protesta në Kavajë, pastaj u morën me ambasadat. Të gjithë protagonistët, aktorët, pjesëmarrësit në këtë ngjarje, nuk u përfshinë në politikë. Që do të thotë se nuk ishin nën kontrollin e regjimit. Çfarë ndodhi në dhjetor? Kush e organizoi lëvizjen e studentëve? Azem Hajdari. Duhet të hapen dokumentet. Berisha me PD-në e ka akuzuar Azem Hajdarin disa herë jo njëherë si agjent i Sigurimit. E ka me shkrim dhe me gojë, e ka si të duash ti. Ish-studenti tjetër i dhjetorit që është Shinasi Rama, prandaj iku se i hapi dosjen Sali Berisha dhe iku mori rrugën. Sali Berisha, anëtar i Partisë Komuniste, Meksi kandidat, Gramoz Pashko, Eduard Selami, Skënder Gjinishi anëtarë i Partisë së Punës, Sabri Godo, anëtarë i Partisë së Punës. Ngado që t’i kapësh, pjesa më e madhe janë njerëz në funksion të regjimit komunist. Ne nuk kemi një transparencë. Ata nuk kanë fytyrë, as cipë dhe njerëz pa një pikë morali.
-Mendon se sigurimi i shtetit kishte dorë në kapjen të udhëheqjes së Partisë Demokratike, apo këta kishin shumë talente dhe njëri nder to ishte të ishin spiunë të sigurimit të shtetit?
Ky debat duhet që të ishte ezauruar me kohë nëse do kishte kishte pasur një raport të mirë të opinionit publik, ky debat do ishte ezauruar me kohë. Por, ne akoma nuk e kemi filluar. Hapni more dosjet. Media u krijua nga Remzi Lani që është agjent i ish-Sigurimit të Shtetit me pseudonimin Holta që mori rreth vetes disidentët e vet. Ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit u hapën në të gjitha segmentet, në media, në politikë, në biznese. Ata mbajtën njëri-tjetrin dhe u forcuan ekonomikisht dhe ja ku jemi sot. Ky sistem abuzimi me pushtetin ekonomik vazhdon edhe sot. Shihni çfarë bën Berisha që i ka të hapura skandalet korruptive familjarisht. Sot nuk duhet që të ishim në këtë pikë, por duhet që të kishim lëvizur.
-Sali Berisha akuzohet se ka qenë agjent i sigurimit të shtetit ose që ka qenë i çuar nga Ramiz Alia. Por ky Sali Berishë e futi në burg gjithë byronë politike, duke nisur nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, etj. Sikur nuk përputhen këto.
Pse Enver Hoxha nuk i futi në burg gjithë të vetët? Po në ca burgu i futi ky?! Kur u formua Partia Demokratike kam shkruar një shkrim me titull. “Kush është Partia Demokratike?” Aty i kam thënë me emra të gjithë, çfarë funksionesh kanë pasur, ku kanë qenë, siç i përmenda më lart. Sa i përket faktit ka qenë apo jo Berisha agjent i sigurimit, kjo mund të gjendet nëpërmjet dokumenteve të cilat thonë që janë djegur, por thonë edhe që ka mikrofilma. Por, patjetër është i implikuar Berisha. Po ju them një gjë për herë të parë. Kadri Hazbiu kur shkonte në Tropojë, përpara takonte vëllain e Sali Berishës se sa Sekretarin e Parë.
-Pas 33 vitesh a jemi gati për demokraci?
Nuk mendoj. Sot nuk ka përplasje një debat që të ketë një forcë opozitare. Kemi një rini dhe një popull që nuk do të dijë asgjë sepse zhgënjimi është i madhe. Nuk shoh një forcë që të ngrihet. Ne kemi blerje votash, njerëz që blihen për një thes miell. Kemi largim masiv të të rinjve, edhe ata që janë, janë njerëz pa integritet, nuk kanë respekt për vete. Këto të bëjnë që të jesh pesimist, media është kthyer në një terror ka vetëm “Përputhen”, “Big Brother” dhe Sali Berisha, e njëjta kasetë që sillet dhe rrotullohet gjithë kohës. Kemi një media të rrënuar dhe të papërgjegjshme.
-Ka dalë një sondazh që thotë nëse bëhen zgjedhjet sot Partia Socialiste plus Partinë Socialdemokrate fiton 84 deri në 89 vota?
Plotësisht e besueshme. Ky është rrënim. Po krijohet një humnerë, një sistem monopartiak de fakto, de juro në demokraci, jo demokraci. Kjo është demokracia. Është e tmerrshme. Pse vjen kjo? Sepse njerëzit nuk votojnë më. PS-ja ka ushtarët e vet se është në pushtet, nga ana estetike dhe mënyra e sjelljes janë më elegantë. Ai Parlament është kthyer në një stallë derrash. Nuk është më Parlament, nuk ka asgjë të përbashkët me Parlamentin. Parlament do të thotë të kuvendojmë, të diskutojmë. Ka kohë që nuk ka diskutime aty. Është fare e qartë që kjo bëhet vetëm për hallin e familjes së Berishës.
-E shikon që jemi në ditën e 5 ose të 6 të djegies së sallës së Parlamentit, e sheh si një strategji që mund të ketë rezultat?
Absolutisht jo. Edhe ndërkombëtarët kanë reaguar për këtë kafshëri që bëhet në parlamentin shqiptar. Këta që kanë fuqi të madhe të djegin sallat, pse se djegin fare të vrasin dhe Ramën dhe të marrin pushtetin, kur paskan këta fuqi kaq të madhe pse se bëjnë këtë. Po këta bëjnë zhurmë kot. Rama e ka fushën e hapur, por kjo krijon një vakum dhe bënë Ramën që të ketë një absolutizëm pushteti.
-Si e sheh vendosjen e Argita Berishës në krye të Rithemelimit?
Kjo që thotë se vjen nga shtresa e mesme dhe del aty dhe kuvendon. Po me ca statusi? Atë ditë atje kuvendoj Berisha, Argita dhe ca çapaçula të tjerë që i rrinë pas Berishës që mendojnë se në zgjedhjet e ardhshme do të jenë deputet. Kjo parti është ndarë në disa copa, është bërë për të bërë estradë. Partia Socialiste ka një organizim të paktën. Ajo Argita vjen nga hiçi si aktivitet politik, ajo është e sanksionuar nga Anglia dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pretendon që të bëhet kryetare. Unë them se ajo se ka si qëllim këtë, por do të bëhet person publik dhe të bëhet e paprekshme, sepse duke pas një status publik është më e vështirë. Ti shiko se ca po bënë Berisha nuk paraqitet në gjykatë dhe nuk është paraqitur 3 herë, kjo është fundi sepse gjykata dhe drejtësia e mban shtetin, pra ai nuk pyet fare dhe këtë do të bëjë edhe me Argitën.
-Mendon se Argita do qëndroj në Partinë Demokratike, mendon se ka inteligjencën e nevojshme që ta mbaj një parti?
Ato partinë e kanë si në mburojë për të mos u përballur me drejtësinë. Kjo parti tani është në një gjendje shumë të rëndë, nuk ngjall më besim. Ajo parti ka marr rrënimin. Këto nëse do kishin hallin e partisë do ngriheshin, ajo është sh.p.k. Këto partitë e vogla të gjitha janë sh.p.k.
-Amerika deri tani ka ndërruar 6 president, kurse ne vetëm dy?
Është edhe vakum i madh social në vend, sepse pjesa më e madhe janë larguar. Kurse ato që janë nuk duan ta fusin veten në këto ku banalizohesh si njeri. Ja më thuaj ku të shkosh të shkosh tek Partia Socialiste?
-Greqia pas presionit gjerman pranoi që të firmos deklaratën që të hapen bisedimet me Shqipërinë për në BE, ndërkohë Rama tha se Beleri do rrijë në burg se ashtu ka thënë drejtësia?
Ramës i bashkohem për qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje, është politikani i parë që po tregon një lloj force ndaj Greqisë sepse Greqia me ne ka bërë ça ka dashur. Ne i kemi hapur rrugën Greqisë në disa vetëm sepse na ka bërë presion. Më pëlqen ky qëndrim sepse nga kjo ne kemi vuajtur. Po disa çohen dhe mbrojnë Belerin në mënyrë të turpshme.
-Je entuziastë për anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian?
Unë jam pesimist. Jam pesimist duke parë edhe se si po shkon situata në lidhje me emigracionin, me gjendjen ekonomike në vend. Shqipëria duhet që të filloj që të krijoj rotacion. Ne kemi një shoqëri të papërgjegjshme komplet.