Shorti i hedhur mesditen e sotme ka vene perballe Vllaznise se femrave ne turin e dyte te “UEFA Women Champions League” nje emer te tille si Juventus.
Kampionia e Italise, e cila ashtu si dhe me meshkujt edhe me femrat, “ben ligjin” ne futbollin e vendit fqinj do te ndeshet ne dy ndeshje me kampionene Shqiperise, per te percaktuar se cila do te jete skuadra qe do te kaloje ne fazen e grupeve te ketij kompeticioni.
Por ne Shkoder nuk mendojne te heqin dore ende pa filluar ndeshja. Trajneri Nikolin Leka duke folur per “Shkodra Sport” ne lidhje me shortin dhe emrin e Juventusit si kundershtar, do te shprehej:
“Normal qe eshte short i veshtire. Juventusi dihet qe eshte ekip i forte dhe njekohesisht eshte baza e kombetares Italiane me lojtaret e tij. Por ne fund te fundit ne nuk dorezohemi, do bejme lojen tone dhe do besojme deri ne fund”.
I pyetur nderkohe nese eshte avantazh apo disavantazh fakti qe ndeshja e pare do te luhet ne Shkoder, trajneri Leka do te shprehej: “Normal qe eshte me mire me ndeshjen e pare ne Shkoder. Kjo sepse ne luajme me mire para publikut tone dhe duke pase tifozerine qe na mbeshtet, do futemi per rezultat pozitiv ne fushen e lojes”.
Por a do mundet vertete Vllaznia te kerkoje rezultat pozitiv ndaj nje ekip si Juventus? Trajneri Leka ne lidhje me kete shprehet: “Ne ADN- ne e ekipit tone kemi forcen e karakterit dhe kjo force si dhe mbeshtetja e tifozerise, na shtyn qe te kerkojme rezultat pozitiv edhe ndaj nje kundershtari te tille si Juventusi”.