Projekti i ri në Shkodër, pavarësisht entuziazmit për afrimin e një stafi të ri drejtues, e një emri të njohur në stolin e Vllaznisë si Tomas Brdariç, ka nisur me shumë probleme.
Në stërvitjen e parë me ekipin shkodran janë shfaqur thuajse vetëm lojtarët e akademisë, pasi lojtarët e edicionit të kaluar nuk kanë hedhur firmat në marrëveshje, duke dashur që më pare të likuidohen për pagat e prapambetura e të kenë garanci për të ardhmen.
Situata duket përsëri kaotike, si shpesh në vitet e fundit dhe këtë e pranon edhe drejtori sportiv, Matko Djarmati, i cili në një intervistë për TV Rozafën, ka gjetur edhe justifikimin për këtë gjendje.
“Sot është dita e parë e stërvitjes me lojtarët që janë në kontratë. Lojtarët që ishin sezonin e kaluar është e vēshtirë të mbyllìm kontratën me ta. Ka 2 javë që bëjmë bìsedime por është e vēshtirë.
Gjithsesi jam optimìst se do ndërtojmē një ekip cilēsor, por problemì është se na duhet kòha, edhe pse nuk kemi kohē të mjàftueshme. Skuadra nuk ishte pērgatitur për të dalē në stërvitje, por ishte kërkesē e trajnerit për të dalë me lojtarët që janë në dispozìcion.”.
Ne fakt drejtuesit e rinj te klubit po hasin shume veshtiresi per merkaton. Nje gje te tille e ka bere te ditur ne nje prononcim te dhene per mediat vete drejtori sportiv i klubit shkodran Matko Djarmati.
“Nuk eshte aspak e lehte te ndertosh nje skuader ne keto momente ne kampionatin shqiptar. Kampionati kosovar po ofron shuma te medha financiare per futbollistet dhe te gjithe jane drejtuar per andej.
Ligji i sportit ne kete vend duket shume favorizues per klubet dhe ato po investojne shume duke u ofruar futbollisteve te kampionatit tone shuma dy apo tre here me te medha se ato qe mund te ofrojme ne. Kjo na ka vene ne veshtiresi te medha, megjithate do ia dalim te ndertojme ekipin qe deshirojme.
Po punoj 12-15 ore ne dite, jam ne kontakte te vazhdueshme me lojtare te ndryshem dhe besoj se do te gjejme te duhurit per te perfaqesuar Vllaznine. Jam i bindur se do te ndertojme nje ekip cilesor”- ka thene nje nga pergjegjesit e merkatos prane klubit Vllaznia.