Prej ditës së sotme Alban Xhaferri do të jetë zyrtarisht president i Vllaznisë. Në faqen e bashkisë Shkodër është bërë me dije se sponsori aktual ka fituar ankandin për shitjen e aksioneve të klubit si ofertuesi i vetëm me dokumentacionin e rregullt deri në fazën e fundit. Kompania e përfaqësuar prej tij bëri ka bërë një ofertë prej 63.750.000 lekësh, ndërsa në intervistën e dhënë për Report TV si president i Vllaznisë Xhaferri shprehet:
Alban Xhaferri, president i Vllaznisë: “Kjo është një përgjegjësi e lartë që unë e kam marrë prej vitit të kaluar në marrëveshjen me bashkinë, por në pozicionin e ri sigurisht që do të ketë shumë më tepër investime dhe ndryshime për mirë.”
Por kush janë ndryshimet që Xhaferri do të bëjë si president i Vllaznisë?
Alban Xhaferri, president i Vllaznisë: “Me ndryshimet e statustit të klubit mendojse do ketë disa investime të reja dhe disa ndryshime që nga ana menaxheriale. Unë i kam bërë të ditura 3 objektivat se si klubi duhet të zhvillohet në mënyrën e shpejtë. E para ka të bëjë me rezultatet e ekipit që tashmë mendoj se jemi kthyer në rrugën e duhur. Pastaj infrasktura, që aktualisht është shumë e dobët te Vllaznia. Ne mendojmë që në bashkpunim me bashkinë dhe federatën të investojmë në infrastrukturë. E treta është miramenaxhimi i klubit në të gjithë aspektet, qoftë financiare, duke afruar sponsor dhe partenerë të duhur në mënyrë që Vllaznia të jetë në nivelet më të mira.”
Sezoni i ri i Superligës është në prag dhe Xhaferri është optimist jo vetëm për klubin e tij, por edhe për futbollin shqiptar.
Alban Xhaferri, president i Vllaznisë: “Mendoj që këtë vit me ardhjen e Dinamos dhe Egnatias futbollli në Superligë do të ketë një dimension të ri. Ka disa ekipe që pretendojnë për të qenë kampion, kjo do ta zbukurojë garën. Mendoj se kemi disa stadium shumë modern që do t’I bashkangjiten ai i Kukësit dhe i Egnatias.”