OSHEE vazhdon investimet për mirëmbajtjen e rrejetit të energjisë elektrike. Si pasojë e këtyre investimeve, do të ketë stakim apo ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Qarkut të Shkodrës.
Këtë herë, investimi i mirëmbajtjes do të realizohet në Nënstacionin e Bajzës në Malësi të Madhe, për të paktën 9 orë, aq sa parashikohet të jetë edhe ndërprerja e furnizimit me energji elektrike e abonentëve të OSHEE.
Njoftim për abonentët Shkodër
Stakim, 20 tetor
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 20 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të kryhen punime në NST Bajzë. Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër:
Pjesërisht: Bajzë, Aliaj, Kastrat