Numri i dy i gardës revolucionare të Iranit paralajmëroi Europën se nëse kërcënojnë Teheranin, vendi i tij do të rrisë gamën e raketave në mbi 2.000 kilometra, njoftoi agjencia e lajmeve Fars.
“Deri më tani mendimi ynë ka qenë se Evropa nuk është një kërcënim, prandaj nuk e shtuam gamën e raketave tona. Por nëse Evropa kërkon të kthehet në një kërcënim, ne do të rrisim gamën e raketave tona”, shtoi ai.
Një kërcënim i tillë vjen në një kohë kur Franca ka bërë thirrje për një dialog “pa kompromis” me Iranin lidhur me programin e tij të raketave balistike dhe një negocim të mundshëm mbi çështjen e ndarë nga marrëveshja bërthamore e Tehranit me fuqitë botërore të vitit 2015. Irani ka një nga programet më të mëdha të raketave në Lindjen e Mesme dhe disa prej raketave të saj të drejtuara me saktësi kanë një gamë për të goditur Izraelin.
Shtetet e Bashkuara e akuzuan Iranin këtë muaj për furnizimin e rebelëve Houthi të Jemenit me një raketë që u qëllua në Arabinë Saudite në korrik dhe bëri thirrje që Kombet e Bashkuara ta mbanin Teheranin përgjegjës për shkeljen e dy rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./balkanweb/