Duke filluar nga pasditja e sotme, ekipi krutan i superligës shqiptare “Kastrioti”, ka bërë të tijn sulmuesin lezhjan 24-vjeçarin Silvio Zogaj, i cili është lojtar i përgatitur nga Akademia shkodrane “Vllaznia” dhe ka luajtur me disa ekipe të supërligës dhe konkretisht me Luftëtarin e Gjirokastrës, Vllazninë e Shkodrës, Teutën e Durrësit, Laçin e Kurbinit dhe tani së fundmi, do të jetë pjesë e ekipit të Kastriotit të Krujës.
Besojmë se eksperienca e sulmuesit Silvio Zogaj në këto ekipe do të bëjë të mundur që ai të demonstrojë vlerat e tij sulmuese dhe ti shërbejë ekipit krutan që ndodhet në fund të tabelës së klasifikimit, në qëllimin e tij për të qëndruar në kategorinë superoire.
Ai është vendosur menjëherë nën urdhërat e stafit teknik të ekipit të Kastriotit dhe ka filluar që sot pasdite nga stërvitja. Duhet theksuar fakti se ai është pritur mjaft mirë jo vetëm nga drejtuesit e ekipit por edhe nga skuadra e Kastriotit.
Nga ana e tyre drejtuesit e ekipit krutan janë të kënaqur me afrimin e sulmuesit dhe shpresojnë të kenë qëlluar në shenjë për ta bërë më efektiv dhe agresiv vijën sulmuese të ekipit të tyre.
Ndërkohë që duhet evidentuar fakti se në këtë sezon futbollistik janë disa lezhjanë që po prezantohen sukseshëm në ekipet e superligës në kapionatin e futbollit shqiptar si; Silvio Zogaj, që tashmë është pjesë e skuadrës së Kastriotit, Igli Gruda që për të tretin sezon radhazi është pjesë e Teutës, Florian Përgjoni, që është pjesë e ekipit të Tiranës etj. /Nga Martin DEDAJ, LezhaPress/