Kishte mbi nje vit ne fakt qe ishte miratuar por nuk dihet pse, por ceremonia e dekorimit te mundesit shkodran Alfred Bardeli me titullin “Mjeshter i Madh” eshte zhvilluar vetem tre dite me pare ne ambjentet e institucionit te Presidences.
Ka qene vete Presidenti i Republikes Ilir Meta ai qe ne mungese te kampionit, ia ka dorezuar kete titull te larte bashkeshortes se tij. Kane qene te pranishem ne kete ceremoni edhe shume personazhe te tjera e sportit te mundjes.
Motivacioni i ketij titulli shkruar ne pllakaten e tij ka qene ky: “Zotit Alfred Bardeli – Titulli “Mjeshtër i Madh”.
Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shquar në sportin e mundjes. Sportist i talentuar me rezultate të larta të arritura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”
Ne fakt ky eshte nje titull mese i merituar per te sepse Alfred Bardeli ka qene anëtar i ekipit të mundjes së Vllaznisë nga viti 1979 deri në janar të vitit 1991 me te cilin ne total ka fituar rreth 30 trofe.
Ka fituar katër trofe me ekipin e të rinjve, dy tituj kampion me të rinjtë dhe dy Kupa të Republikës, pikërisht në vitet 1979 dhe 1980.Po në vitin 1980 kalon me ekipin e të rriturve nën drejtimin e trajnerit Eljaz Ahmeti.
-Me këtë ekip, ka arritur të fitojë edhe 7 tituj ekiporë, pikërisht në vitet 1982, 1983, 1984, 1985, 1987, 1988 dhe 1989. Në gjashtë nga këto tituj, ka qenë protagonist kryesor i ekipit duke i dhuruar vende të para në peshën e tij.
-Nga muaji mars 1983 është edhe fitues i Kupës së Republikës dhe anëtar i ekipit kombëtar që do merrte pjesë në Kampionatin Europian tëç zhvilluar në Turqi por nuk mori pjesë ndonëse u përgatit për një muaj e gjysëm nga kombëtarja u shpërnda për arsye shtetërore.
-Ka fituar Kupat e Republikës në vitet 1983, 1984, 1985 dhe 1991.
-Fitues i dy medaljeve të arta në Spartakiadën e pestë dhe të gjashtë Kombëtare në vitet 1984 dhe 1989.
-Fitues i tre titujve kampionë individual në vitet 1984, 1989 dhe 1990 duke patur trajner Eljaz Ahmetin në vitin e parë, Isa Vejukën në suksesin e dytë dhe Gjon Lekën në të tretin.
-Një karrierë kampioni, e nisur me titullin kampion me të rinjtë në vitin 1979 dhe e mbyllur me titullin kampion me të rriturit në vitin 1990 dhe trofeun e Kupës së Republikës në janar të vitit 1991.
Per te gjithe kete karriere ka marre edhe nderimet e meposhtme:
Janar 1989 – Federata e Mundjes “Mjeshtër Sporti”
Dhjetor 2010 – Sport Klub Vllaznia “Nderi i Sportit Shkodran”
Dhjetor 2017 – Këshilli Bashkiak Shkodër “Mirënjohja e Bashkisë Shkodër”
Prill 2019 – Federata e Mundjes “Nderi i Mundjes Shqiptare”
Nëntor 2019 – Bashkia e Shkodrës në 100 vjetorin e Klubit Sportiv Vllaznia “Mundësi i Shekullit”
Janar 2021- Presidenti i Republikes z.Ilir Meta e nderon me titullin e larte “Mjeshter i Madh”.