Në një prononcim në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ish-shefi i kufirit në Vlorë dhe ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka deklaruar se grupet kriminale të trafikut të drogës në Shqipëri, kanë arritur të korruptojnë edhe policë të nivelit të lartë në Itali.
Më tej, Zagani tha se ai ka rastisur të jetë dëshmitar okular në një aferë të tillë, por në kohën kur kjo ngjarje u zhvillua, ai ishte në arrest shtëpie. Gjithashtu, Zagani tregoi se grupet kriminale të drogës në Shqipëri janë shumë të forta, sa arrijnë të korruptojnë edhe policinë italiane në nivele të larta.
“Kam qenë dëshmitar okular në një aferë të tillë, kam parë personalisht, ku trafikantë të fuqishëm në Shqipëri të drogërave të forta që kanë arritur të korruptojnë shefa të policisë italiane”- tha Zagani.
Kujtojmë që, Zagani u shkarkua pa motivacion nga detyra dhe u ndoq penalisht për disa akuza dhe u kërcënua publikisht. Pasi denoncoi publikisht Habilajt për trafik droge në vitin 2005, ai zgjedhoi të arratiset nga Shqipëria.
[democracy id=”4″]