Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, njëkohësisht edhe funksionar politik dhe ish-deputet i partisë Demokratike, Bardh Spahia, u paraqit mëngjesin e sotëm (2 tetor) në Prokurorinë e Posaçme.
Ai u pa të hynte i shoqëruar në ambientet e godinës së SPAK ku qëndroi për rreth 30 minuta dhe ishte i shoqëruar edhe me avokat. Nuk dihet përse ka shkuar ndërsa nuk ka folur shumë dhe para gazetarëve të cilët e kanë pyetur pasi doli.
“S’ka asgjë që mund të ketë interes publik”, tha Spahia për gazetarët.