Sali Berisha, nismëtari i lëvizjes “Foltorja për ringritjen e Partisë Demokratike”, njoftoi sot se më 1 dhjetor do të shkojë në vendlindjen e tij, në qytetin e Bajram Currit, për të mbajtur takimin e radhës me popullin demokrat.
Berisha lajmëroi në Facebook: “Nesër, ditën e mërkurë, më datë 1 dhjetor, në ora 16:30 në Pallatin e Kulturës së qytetit të Bajram Currit do të mbahet Foltorja “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.
Ftoj të gjithë demokratet dhe demokratët e Tropojës të marrin pjesë.
Vetëm të bashkuar fitojmë!” ka nënvizuar ish-Kryeministri në njoftimin e tij të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.